Çaste poetike me poeten;-Cerazela KONDI

MË MBAJ, PAK AKOMA !
——————————
Më mbaj,bën ftohtë.
Më mbaj,dhe pak akoma.
Sot nuk ka yje.
As në tokë,dhe as në qiell.
Të ftohtin e dimrit e kam frikë.
Plagët e mija i ftohti,i shpon
si mijra thikë.
Më mbaj,dhe unë do të këndoj
vargje,nga kënga jonë.
Që shpesh i harroj
Më jep akoma dhe një minutë
nga ty.
Akoma dhe në është për pak.
Më lërë ndjenjat e mia,të shpreh
gjithë dashuri.
Jo,për asgjë mos pyet.
Thjesht kështu mbamë.
Deri sa të vijë,mëngjesi i ri.
E mbështjellë,në ngrohtësinë tënde
e qetë të rri.
Mbamë,nuk do të ketë hënë
sepse hëna ime,je ti.
Magjia në këngën tonë.
Lutje në zërin tim.
Qetësia që ,shpirti kaq nevojë ka.
Në këtë botë,
Shpirtrat tanë,një gërshetim
Më mbaj pak akoma.
Kam ftohtë,dhe frikë!!
/QendraPress/