Çaste poetike me poeten:-Dallandyshe Lusha BUSHI

MOS KI FRIKË NË RËNIE

—————————————

Mos ki frikë nëse bie.
Jeta nuk është gjithmonë dritë,
nganjëherë është mjegull,
rrugë pa kthim,
por edhe aty ka kuptim.

Cadi dhe basta…
nuk ke pse ta mbash veten në ajër,
sepse toka ku bie
është pjesë e udhëtimit tënd.

Ka një ndjenjë,
një trishtim i ëmbël në çdo rrëzim,
se të mëson diçka që s’e kuptoje kur ishe në këmbë.

Mos mendo shumë
-jeta nuk vjen me përgjigje të gatshme,
vetëm me momente që duhen ndjerë.

Kjo që ndjen tani,
ky boshllëk,
kjo lodhje në zemër,
është e çmuar në shpirtin tënd
-sepse tregon që je gjallë,
që po përpiqesh,
që nuk je dorëzuar.

Mos ki frikë.
Edhe nëse bie një mijë herë,
ajo që ka rëndësi është që je ngritur një herë më shumë.
Dhe çdo herë,
je bërë pak më i vërtetë,
pak më i fortë,
pak më ti.

/QendraPress/