Çaste poetike me poeten;-Dava GJOKA

TË KESH, SA TË KESH , PASURI …

——————————–

Mendjen ke tek pasuria

Me i mbush xhepat plot me lek’

E të humbi dashuria

Nuk është jeta njëmijë vjet

Në shpirt mbete varfanjak

Le t’i kesh paret me thes

Pasuria t’bën maniak

E kanë’ me t’dasht për interes

Humbe shpirtin veç për lek’

Asgjë s’të ka mbetur o njeri

Harrove se ke vetëm një jetë

Të kesh, sa të kesh ,pasuri

/QendraPress/