Çaste poetike me poeten;-Diana MEHMETI

Unë jam Diana.
—————————-
Kam lindur nga dashuria e pa pjekur,
Të dy korrave lajthie,
Ndaj dukem e vogël.
Jam aromë Shqipërie!
Qyteti ku linda unë është qyteti
më i bukur në botë,
Deti më përkëdhelte
Kur rrugët i laja me lot!
Unë jam Diana,
Ajo vajza e vogël
që flinte në breg të detit,
Ti ledhatonin dalgët flokët
që nuk e njihnin ledhatimin.
Duke shtrënguar në gji librat
e mi të dashur,
E festonte ditlindjen duke
i përzierë lotët me shi!
Duke pritur nesër një ditë të bukur,
Pa shpresë!
Rrugëtimi im për të mbrritur
këtu i ngjan fluturimit të trumcakut,
Një zog i brishtë i vendit tim,
Që me sqepin e vet mjekon
plagët e pëndëve të humbura,
Me fije bari lidh krahët e
thyer nga era e fortë e dimrave…
Unë jam Diana.
E brishtë si një lule,
Dhe fortë si një zog stuhish!
Po unë jam një zog stuhish
Që asnjë furtunë fluturimin
nuk ma ka ndalur!
Jam ende duke fluturuar
Nëpër qiej shpirtrash
të pa mposhtur nga dhimbja!
Shumë herë kam rënë dhe
jam ngritur me trup të përgjakur,
Me shpirt të thyer si copa blu e qelqit,
Në agime stuhish!
Po jam këtu,
Më e bukur,
Me fortë,
Më e mënçur…
Kam jetuar me nder ditët e
mia të vështira,
Gricat e bukura të gëzimeve i
kam bërë suvenir,
E dua tua dhuroj tani,
Tu mbrojnë në ditët me shi!
Unë jam Diana
Për nder të perëndeshës që
më kan vënë emrin,
Kam qëndruar e dlirë,
Në pritje të një fluturimi të ri,
Të një qiell pa stuhi,
Ku lulet e shpirtit janë më të bukura,
Se lulet që mbjellim në oborr!
Unë jam Diana…
Shoqja juaj “budallaçkë”,
Që shpesh shkruaj poezi të trishta,
E qep fustane të bukur,
Që ju ti vishni në pranvera guximesh!
I jam falenderues zotit tim
Që jam ende këtu
Si një lule që gjithmonë çel
I mjafton vetëm një
buzëqeshje e sinqertë,
E një pikë loti
Të nisi fluturimin sërisht
Fluturimin tim që kurrë
nuk njeh të ndalur!
Unë jam Diana,
Një shoqe,
Një mike,
E mirë..
/QendraPress/