Çaste poetike me poeten;-Dije Demiri FRANGU

Aty mësohet liria
———————-
Në Prekaz me orë të tëra mund të ulesh e të mësosh lirinë
59 libra lirie i ke përballë e mund t’i lexosh me zë
mund të ulesh t’ë shkruash sërish libra të tjerë
me gjymtyrët e Ademve , me sytë e tyre,
me zemrat që tash rrahin më shumë se kurdoherë
mund t’ bësh libra fantastiko-historik
derisa nga mali ngarkuar mallin kënga e Ahmet Delisë vjen
e mund të shkruash si rreth shtëpisë
së Ademve duket hija e Jezusit për çdo çast se si
do lugë t’ djegura kur fryn era dëgjohen si zile shkolle
e zëra abetaresh si vaj fëmijësh të lënë dëgjohen
vetëm se nuk është lehtë të mbështesësh zemrën në murin e shpuar të kullës së Ademve
shpimet e saj të tejshkojnë trupin derisa një jehonë si zëri i Kushtrimit
reciton poemën e Kutelit “Se jam këtu kur s’kish njeri, kur s’kish kufi”
se Preka kaherë nëpër kohë është bërë Zi
në mars 1998 u bë mësues i lirisë
Shkruar në Prekaz, gjatë Edicioni të dytë të Festivalit Ndërkombëtar “Aktori dhe Poeti”, më 11.12.2024
/QendraPress.com/