Çaste poetike me poeten;-Dije Demiri FRANGU

T’ presim, nesër mund t’ pëlcas luftë e re
—————————————————
S ‘di çdo t’ kishim folur sot
Serbinë e botën i harxhuam
Dje
I shpërndamë mes fjalësh
Fatin e bimëve e ujërave
Histori e letërsi shpërndamë
Si pluhur rozë parkut
S’ di çka do t’ kishim folur sot
Shëtis nëpër kohë boshe sot
Pa asnjë shenjë asnjë frymë
Si nëpër dhomat e zbrazëta të Auzhvicit eci
Për një çast provoj ditës t’ i vë pudrën e t’ djeshmes
T’ia vë si kambana fjalët e rënda për botën
Sëmundjet emra barnash qetësuesish drogash
Lindjet vdekjet aksidentet konvertimet
Krrokamë e heshtjes bëhet alarm kam frikë
E e djeshmja m’ bëhet enigmë ishte a nuk ishte
Kafeja llafet historia letërsia politika
Para syve m’ avullojnë sot
Sikur shëtis dhomave të zbrazëta të Auzhvicit
Gjithsesi t’presim,
Nesër mund t’pëlcas ndoj luftë e re.
/QendraPress/