Çaste poetike me poeten;-Dorina Dhe Poezia

Letrën e dashurisë mbyllur në sirtar,
kur të kenë kaluar vitet do ta lexoj,
do ta rishkruaj sërish në ditar,
do ta bëj korniz në murë,mos ta harroj.
Nuk më kujtohet cfarë kam shkruar,
ndoshta kam gdhendur,vargje dashurie,
por kur ta hap për ta lexuar,
pak nga pak ndërmend do më bie.
Mes mallit,pranë oxhakut,do ta shfletoj
do lexoj dëshirat që dikur rilinde,
që prej atij casti unë të kujtoj,
e kam lënë letrën në sirtar që prej asaj dite.
/QendraPress.com/