Çaste poetike me poeten;- Drita DEKAJ

RINI

————————-

Dal në dritare shikoj vendin,

Syri sheh zbrazësi.

Unë një dhimbje ndjej në zemër,

E më mbush plotë me mërzi.

Lulet çelin nëpër livadhe.

S’na shijon kjo bukuri.

Ndjej në zemër dhimbje t’madhe.

Ndjej boshllëk se s’ka rini.

Thirrje bëj për tu rini.

Ndale turrin ndale vrapin.

Mos na lini në vetmi.

Se n’vend t’huej dashni s’të japin.

O rini shtegtar në botë.

Nëpër shpia po mbin bari.

E në to nuk futesh dot,

Shpesh në to jetojnë kafshë mali.

Ku je rini thërret vendlindja.

Më keni lanë tu u zvarrit.

Në këtë vend gjueti me shtriga,

A thua kthehet ndonjë ditë…

Morët krah si zogj shtegtar,

Tuj ra botes kryq e tërthor.

Ktheju prapë jam vendi juej…

Mos më leni të vorfen të gjorë.

Eja rini e më dilë për zot.

Se unë jam vendi jotë.

Me paskam jam tu tu drejtu….

Shqipëria nuk jeton dot pa ju….

RINI KU TË GJEJ

Eh, rini ,ku mund të gjej,

S’di si erdhe ,s’di si shkove.

Nëpër vite ke lanë shenjë.

N’zemrën time kurrë s’u shove.

Eh sa fort mendoj për ty,

Andërr shpirti më ke mbetë.

Kur e kujtoj atë kohë.

Në ëndërrime krejt jam tret.

Kur e mendoj atë kohë.

I derdh lotët porsi lumë.

Dashuria kurrë s’u ftoh.

Për rininë që e desha shumë.

Nga ta kap e nga ta nisë,

Se për ty unë shkruaj gjatë.

Kaloj çastet e vetmisë.

Në ëndërrime ditë e natë.

/ëëë.QendraPress.com/