Çaste poetike me poeten;-Drita DEKAJ

HESHTJA FLET SA NJËMIJË FJALË
———————————————-
I thash gojës hesht përsëri.
Dhe vazhdo e fol me veti.
Në ketë kohë plot gjullurdi.
N’hadh të madh ka ra mileti.
Hadh i madh ka kën gjithmonë.
Me fol shumë vënd e pa vënd.
Po n’ket kohë si po jetojmë.
Çelësi n’buz…hesht, kush ka mënd.
Shumë-her heshtjen e zënë kuja.
S’di ç’me ba e s’mund duroj.
Mos bën ish pa pasur pula.
Ma mir heshtja të mundoj.
Heshtja t’vret pa ta ba shenjë.
T’fik si qirin dalë-ngadalë.
Ma mirë në heshtje kush ka mënd.
Heshtja flet sa një mijë fjalë.
/QendraPress/