Çaste poetike me poeten;-Drita DEKAJ

LULJA E BUKUR ANTIGON
——————————-
Ça kanë malet që po gjëmojë
Edhe toka fort po dridhet
Dit e natë pa pushua
Po luftojnë bijtë e bijat e shqipes.
Gjëmon toka se ka dhimbje
Bija dardane mjekon plagë
Si shqiponjë në luftë po hidhet
Nuk dorëzohet jo për të gjallë
Porsi yll në ballë të betejës
Po ndriçon tu luftuar.
Antigona e Agush Fasliut
Po lufton pa pushua.
Antigon lulja Dardane.
U rrit në Drenicë si lule borë
E la shkollën e rroku armën.
Për liri e për Kosovë
Derdhi gjakun për Kosovë.
tokës dardane ja fali jetën.
Nuk duroi jo robëri
Për liri e flijoi veten.
Në Dardani sa herë vjen behari.
Gjelbëron fusha e mali .
Lulja e bukur Antigon
Tanë Kosovën e hijeshon.
Gjaku i saj derdh për liri.
Për të bukurën Dardani.
Në lapidar me shkronja ari
do kujtohet djalë pas djali.
/QendraPress/