Çaste poetike me poeten;-Drita Kosumi SYLA

Çaste poetike me poeten;-Drita Kosumi SYLA
MOTRA — DRITË E JETËS SIME
( me ftesën e motrës – Gjermani)
——————————————
Si dielli që lind pa pyetur
E jep dritë çdo mëngjes
Ashtu dhe motra më rri pranë
Me buzëqeshje me shpirt të qetë
Kur rraskapitem nga jeta e lodhur
E mendimet më rrahin si stuhi
Në shtëpinë e motrës gjej prehje
Si fëmija në prehrin e nënës me plot dashuri
Ajo s’më gjykon veç më dëgjon
Me sy më kupton në heshtje pa fjalë
Ajo ka zemër të butë e të bardhë
Buzëqeshja e saj çdo plagë e shëron
Kur fati na lodh e rrugët na ndajnë
Zëri i saj më thërret e shpirtin ma gëzon
Motra s’harrohet ajo s’ndryshon
Ajo është bekim ajo është dielli im.
/QendraPress/