Çaste poetike me poeten;-Drita Kosumi SYLA

DHEMBJA, DHEMB NË HESHTJE
——————————————
Dhembja ime nuk bërtet
As nuk troket në derë
Ajo vjen si hija
Si dielli kur tretet në terr.
Ulet ngadalë
Në një qoshe të shpirtit
S’ka zë, s’ka fuqi
Veç frymën ma zë ngushtë.
Kur qeshin të tjerët
Ajo më përqafon
Si një mik i padukshëm
Me vuajte më ledhaton.
Dhembja s’dëgjohet
Por më flet me gjuhën e plagës
Me heshtjen e natës
Me peshën e një jete pa dritë.
Por unë eci…
Me të në zemër të fshehur
Se dhembja, dhemb në heshtje
/QendraPress/