Çaste poetike me poeten:-Drita Rubjeka ZENELI

Prag vjetor

——————————

Eja, eja,

Udhëbardhët e funditëve vjetore në

lugun pyllor të festojmë,

Eja,

Të vallëzojmë në festivalin yjor mbi

degëbredhin dritash qiellore,

Të vallëzojmë, eja,

Në çdo dritëyll, në spektrin jetor,

Të vallëzojmë, eja,

Zanat nën pemë po shkruajnë

fatditët vjetore,

Eja, eja,

Në vallëzimin e bekimtë,

Eja,

Shtigjesh të bardhë si

 ky lug i dëbortë,

Për çdo dielllindje,

 për të gjitha perëndimet,

Eja, eja,

Të vallëzojmë, eja…

/www.QendraPress.com/