Çaste poetike me poeten;-Drita Rubjeka ZENELI

ME VEHTEN
Të harroj ndonjëherë, të harroj,
Ngase e di se ti më pret pa kohë,
E sot?
Sot më duhet këshilla jote vehtja ime,
Bashkë kemi vendosur një rregull,
Në heshtje,
Unë të quaj Brenda,
E ti buzëqesh, pranon,
Si mua buzëqesh,
Brendia ime, këshilluesja pa cens,
Tash duhet të bisedojmë,
Oaz biseda me ty, para pasqyrës,
Si në ekranin shëmbëlltyrë ,
Unë dhe ti,
Zgjodha mëngjesin për të qenë gjatë bashkë,
Unë dhe ti, Brenda ime,
Më kundërshton,
Unë kërkoj spjegim,
Ti më bind,
Sa ngjajmë,
Dhe sa të ndryshëm jemi,
Pa ty nuk bëj,
Më ndriçoi këshilla jote sot,
Fjalëmençur, Brenda ime,
Nëse çdo ditë bota të duket e bukur,
Ti gëzoje botën,
Marrosu pas saj,
Shijo oazin tënd,
Brenda marrëzisë së bukur,
Por nëse një mëngjes bota të duket e trishtë,
Ti mos e “vrit” vehten,
Bota vritet pa ty,
Unë nuk jetoj pa ty,
Bota është e bukur,
Edhe kur është e trishtë,
Shijo oazin e bukurisë së trishtë.
Vehtja ime, Brenda…..
/QendraPress/