Çaste poetike me poeten;-Egzona KRYEZIU

Melodi shpirti

————————————–

Kur nata bie dhe shpresa tretet,

Ti je si yll që mi ndriçon netët

Në sytë e tu ka shpresë e jetë,

Si frymë që ngjall çdo shpirt të fjetë.

Me ty çdo hap ka dritë dhe jetë,

Je dashuria që më do vërtetë

Dashuria jote s’më lë të bie,

Zëri yt një zë i bukur melodie

Je forca ime, je shpirti im.

Kur je me mua, koha ndalet,

Nuk i kontrolloj për besë as zemrës rrahjet

Je ajri im kur më mungon fryma

Je drita kur shpirtin ma kaplon errësira.

Me ty përkrah, s’ka gjë që më ndal.

Se kur më do, më ngre më lart,

Ti je motivi, shpirti im i artë.

/QendraPress/