Çaste poetike me poeten;-Elmije  AJAZI

Heshtja të mëson të flasësh

————————————-

Ka drita që s’ndriçojnë sytë,

por zgjojnë zemrën.

Ka rrugë që nuk shkelën me këmbë,

por me frymë.

Njeriu endet nëpër kohë,

pa e ditur se përgjigjja pret në ndalesë.

Heshtja — ajo që nuk gënjen kurrë.

Në thellësi, nuk ka emra,

veç një zë të butë që thotë: jam.

Kush gjen paqe brenda vetes,

nuk kërkon më dritë jashtë —

sepse vetë është bërë dritë.

Dhe atëherë kupton:

bota s’është për t’u kuptuar,

por për t’u ndjerë.

Regensburg , më 13 tetor 2025

/QendraPress/