Çaste poetike me poeten;-Elmije AJAZI

KUR S‘NA SHEH ASKUSH

———————————

Kur s’na sheh askush, jemi veç ne dy,

zemra flet ngadalë, s’ka frikë me u thy.

Fshehim fytyrat nën dritë të zbehtë,

jo pse s’jemi të vërtetë,

po pse bota s’e kupton ketë jetë.

Çdo puthje është betim pa zë,

çdo hap drejt teje është mëkat për ne.

S’të premtoj nesër, as fjalë të mëdha,

veç këtë ndjenjë që s’di me u nda.

Dashuri e ndaluar, po reale,

më dhemb, po s’është fatale.

Nëse duhet fshehur kjo zemër e imja,

le të digjem ngadalë,

veq dashuria te mbetet ne duart e tija

/QendraPress/