Çaste poetike me poeten;-Elmije AJAZI

Nën hijen e arrës

—————————-

Nën hijen e arrës,

ku fjala s’kishte emër,

 Rrinte heshtja si premtim i pathënë.

 Gjethja e saj, si dora e një shprese,

Më ledhatonte kohën që nuk erdhi.

Aty ku drita thyhet në copa kujtimesh,

Çdo rreze më flet me një zë të harruar.

Trungu i heshtur mban ndoshta një emër,

Që s’e shqiptoj, por zemra e di.

Arra s’pyeti pse ikën njerëzit.

Ajo rriti degë mbi dhimbje të heshtura.

 Nën to, hapat e dikujt që s’kthehet më,

Me dhimbjen në shpirt si kujtim.

 Rikthehen si hije kur perëndon dielli.

Një stinë më pas, një jetë më vonë,

Nj dhembje më shumë,një breng shtuar

E njëjta hije më pret si dikur.

Asgjë s’është ndryshe,

veçse emrat e heshtur,

Dhe një kujtim që rri pezull në ajër.

Me hijen e arrës dhe dhimbjen me shumë

Të tjerë ndoshta pushojnë nën të,

Të tjerë ndoshta e vrasin vetminë aty,

Por rrënjët e saj më njohin mua,

 Se në thellësi ruajnë një premtim të pashlyer.

 Në çdo degë që lëkundet nga era,

 Ka një “dikur” që s’mund të vdesë.

 Dhe kur nata bie mbi lëkurën e trungut,

Ajo pëshpërit: “Nuk harrohet kjo hije.”

Se dhembjen e ka dëshmi, e vetmin emblemë

/QendraPress/