Çaste poetike me poeten;-Elmije  AJAZI

Dua të plakem me ty

—————————-

Dua të plakem me ty,

në heshtje të qeta e mëngjese të buta,

kur kafeja të jetë më e ëmbël prej pranisë tënde,

jo prej sheqerit.

Dua të jesh aty kur koha të më rëndojë sytë,

kur shikimi të më mjegullohet,

por zëri yt të më ndriçojë shpirtin.

Dua që ti të m’i japësh ilaçet —

jo thjesht për shëndetin,

por si kujtesë se dikush më do ende,

edhe kur jam më pak i fortë,

më shumë njeri.

Dua që ti të m’i krehësh flokët me kujdes,

atëherë kur duart e mia nuk do të kenë më forcë,

por zemra do të të thërrasë njësoj,

pa u lodhur.

Dua të qeshim për kujtimet,

të flasim për ditët që s’kthehen më,

e të gëzojmë ditët që ende na presin,

sado pak qofshin.

Sepse jeta me ty,

edhe kur plaket,

është një lloj rinie që s’vdes.

Regensburg, më 18 maj 2025

/QendraPress/