Çaste poetike me poeten; Elona POZHEGU
Jeta
————————-
Më falni nëse ju flas me një zë të ftohtë
nuk kam më fjalë për jetën
ku gjithçka ka humbur kuptimin.
Përtej jetës hiç asgjë
sa shumë i kam shtrënguar shtyllat
e asaj ëndrre boshe.
Çdo gjë më është shndërruar në frikë të paqartë
ma thirrën emrin me kujdes.
Më mbushi të tërë qenien me dridhje të reja
e gjithë kjo më ha fuqinë.
Ndoshta shpirti mundohet të pendohet
ndoshta do të dëshironte të shpëtonte nga ky tmerr
E zhveshur nga ndjenjat dhe mendimet.
tepër e pa kujdesshme për vetveten
duke iu frikësuar fatit.
Elona POZHEGU