Çaste poetike me poeten:- Emine Konushevci -DURMISHI

NË GJURMËT E BABAIT
————————————-
Kur fillova të flas për herë të parë,
ti më ishe larg, nuk të kisha pranë.
Në zemrën time ishe vetëm një hije,
dashuria jote është kjo rreze lirie.
Të tjerët sot më flasin për ty me nder,
se ishe trim, i lindur me fjalë dhe besë.
Mua më mungove çdo mbrëmje e agim,
kisha mall për një përkëdhelje, babi im.
Në festat e shkollës, rrija i heshtur
ndër fotot e vjetra kërkoja një shpresë,
një buzëqeshje, një fjalë, një premtim,
por jeta më dha nder, mall e kujtim.
Më rritën fjalët e nënës me krenari:
Mbahu, biri im, babai është kjo liri.
Ai ra për tokën, të paguar me gjak,
për flamurin tonë të valojë çdo skaj.
Sot që jam rritur, me hapa të sigurt,
e ndjej frymën tënde në çdo furtunë.
Ti je në mua, në gjakun tim që vlon,
në zemrën e gjithë neve, je liria jonë!
/QendraPress/