Çaste poetike me poeten;- Emine Konushevci -DURMISHI

SHPIRTI I POETIT

——————————

Mos i flisni me fjalë të ftohta, si thika,

Shpirti i poetit është si qelq e jo gur

Dridhet lehtë si gjethja nga puhiza,

E kur thyhet, mbeten plagë e gjurmë

Në vargje fsheh ëndrrat dhe shpresën,

Kur gjithë bota qesh, ai në heshtje qan,

Mjafton një fjalë që zemrën ta ndriçojë,

Shpirtin e mbuluar me petkë margaritar.

Me sy të tretë sheh, me ndjesi prek botën,

Me plagë shkruan dhe plagë mbulon.

Por mos shkel dhimbjen me fjalë të rënda

Copa e qelqit mund zemrën ta helmojë.

Mos e quaj të dobët që ndjen më thellë,

Ai mban mbi supe hijet e gjith kohës.

Mos e lëndo,se kur thyhet, shpirti i poetit,

Zbehet edhe drita në boshtin e botës.

Nëse në zemrën tënde zbret errësira,

Kërko një varg ,ndoshta gjen shpëtim.

Sepse shpirti i poetit, edhe pse i thyer,

Fal shpresë në agim e mbrëmje t’ zymtë.

Fjalët në heshtje rrinë, por kurrë s’vdesin,

Në zemra të lodhura si drita shkëndijnë

Zëri i poetit, edhe kur nuk ndjehet,

Nga shpirt i tij në vargje do të rilind.

/QendraPress/