Çaste poetike me poeten;-Emine Konushevci DURMISHI

HIJA E BEKIMIT
—————————–
Kur dola nga shtëpia me lot në sy, o nënë,
me lutjen tënde nga zemra u përcolla unë.
Në rrugën e kurbetit, nën dritën e hënës,
e ndieja thellë në shpirt bekimin e nënës.
Me përqafimet tuaja para asaj dere shtëpie,
sa kujtime m’i le në shpirt e u bënë hije.
Edhe sot, kur malli më djeg si flakë në gji,
I kujtoj ato përqafime që kishim unë e ti.
Kur kujtoj lotët që faqet m’i përshkonin,
zemra qan në heshtje, shpirti s’gjen qetësi.
Kurbeti më lodhi, por s’më bëri më të fortë
se plagën e nënës që digjej për fëmijë.
O nënë, lutja jote më mban ende gjallë,
si amanet i shenjtë në këtë botë plot mall.
Edhe larg atdheut, mes dhimbjes e zjarrit,
jam e bekuara jote e s’ta njoha kurrë hallin.
Sot e kuptoj çdo lutje tënde për jetën time,
pas buzëqeshjes së qetë, çdo lot që fshije.
Kjo që jam sot, është bekimi yt, o nëna ime,
më mban gjallë e më përcjell në jetë ,si hije.
/QendraPress/