Çaste poetike me poeten;-Ermentila GUCI

Midis kohëve

————————

Si dy drejtëza

bashkohen e priten.

Kohët luajnë një lojë

ping-pongu,

ndërmjet tyre kërcejnë hijet.

Bluajnë tek i njëjti person

i cili thur ëndrra ,

për kohën e tretë.

/QendraPress.com/