Çaste poetike me poeten –Ermira BEZATI

Dy brigje lidhur nga një urë!!
Po më thërret dikush, ja atje tej,
Atje përtej perëndimit të largët,
Kërkon mendimet t’mi rrëmbej,
Kërkon ai të m’i fashoj plagët.
A thua se jenë thjesht një gërvishtje!
Me një të përqafuar të më shërohen!
Si mund të shërohet zemra në pritje!
Kur dashuritë pa u ndjeri largohen.
Tani nëpër mëndje nis të kërkojë,
Dhe në fletore filloi të shkruajë,
Nga ku të kam futur bëj të të zgjoj
T’më dalësh përballë t’mos jesh më i huaj.
Po më thërret dikush, ja atje tej.
Kërkon nga unë një puthje të fundit,
Dije edhe e vdekur prapë do të gjejë,
I’a vlen gjithçka për t’gjithë mundin.
Sado i largët të jesh përtej në perëndim,
Dhe agimet mëngjesore si takon kurrë,
Shpirti yt është i lidhur me shpirtin tim,
Dy brigje prej sëlargu lidhur nga një urë.
/QendraPress/