Çaste poetike me poeten;-Esmeralda BREGAJ

Sirenë Vlore më thonë

—————————

U ula këmbëkryq me detin,

dyshek me re,

butë e qetë lundroj

te dua o det,të dashuroj

mall, të sfidoj!

E pimë dhe një kafe,

një kafe pa kupon,

aty ku ëndrrat thuren,

si president pa fron.

Dhe lotët rrëshqasin pa trokitur,

për dreq deti që s’i kap dot.

Dhe jeta ikën pa ditur,

për dreq, një fjalë s’ma thotë.

Dhe unë mbetem e uritur,

mbi val e vaditur!

me linjat e trupit çukitur!

Aty, pas perdes së qiellit,

ujis perëndimin,

diellin e kapa me rrjet peshkimi,

kujtimet i mbolla si rruaza rëre—

pilivese kur çel agimi.

I zbrita shkallët në tokë,

çalë-çalë

fort e më fort,

aromë jete—

kafe, cicërima,

një pulëbardhë që pi ujë.

Dhe unë…

me detin dashuroj!

Jetën sfidoj

Lumturoj..

sirenë Vlore më thonë!

/QendraPress/