Çaste poetike me poeten;-Esmeralda BREGAJ

Përsëri
—————————
Do të vi
Aty, te mezi I hënës së pabërë
Me prit
Aty, te mezi i buzës së njomë
Më vadit
Me jet kur dielli të zbres në dhomë.
ngadalë
pa më prekur dhimbjen që kërcet si bombë!
Do të vi
Me një valixhe me mall
Do fus plagët palë palë
Do I qëndis e arnoj
Dhe si petanik do i shtroj.
Do të fal
Pa duel e pa kandar
Pa dëshmitar
Pa xhandar
Se lulja s’të vret në behar!
Do ikim
Kur hëna të jetë pjekur
Aty do puthen dy pika lot
S’do dihet kush është Më fatlumi në botë.
Më vadit
Se buza më është tharë
Do kurorëzohemi përjetë
Pa krushq e pa kitarë
Do lulëzoj
Dashuri e parë,
Si lulja e vrarë
Do kujdes e karar
Shi dhe behar.
Përsëri….
/QendraPress/