Çaste poetike me poeten:-Esmeralda BREGAJ

Vargu me gurë stërralli
——————————-
Vargu me gurë stërralli
Kur të preka
Më mori malli
Kur më ike
Mu zhvesh shpirti
Si xhaketa e vjeter e arnuar me degëza lisi.
O fjala e larë me ujë mali
E ngulur në zemër që kur ke lerë
Diamant i veshur në diell
Mbuluar në dimër e verë.
Aty e lashë shpirtin
Cukitur e ndritur
Nderuar në fisnikëri
Gjakë ngjyer në labëri.
Vargu me aromë lumi
Sa zbret malit pa menduar
Hidhu e dridhu nëpër shtrate
Bekim që s’kapet me duar.
/QendraPress/