Çaste poetike me poeten;-Esmeralda BREGAJ

Në miliona njerëz

——————————–

Në miliona njerëz,

Sytë e mi panë veç ty..

Në miliona puthje

Buzët e mia gjetën ty.

Në miliona prekje

Duart e tua gjeta

Me mbështollën në heshtje

Më zhveshën si vjeshta.

Me lotët u puthëm

Me shiun u kurorëzuam

Me filizat i rritem degët

Me tokën mbollëm shpresën.

Ku je jeta ime

Ku ishe , ku vajte

Në heshtje u zhduke

Në vargje su mplake.

Më ike ndër duar

Si era pa zë

Shpirtin s’ta kapa dot

E humba me të.

Më ike me dhimbje

Më ike me mall

Më ike me amanete

Pa dashur, çal,çal

Ohh shpirt i munguar

Ooh jet e pa harruar

Ohh dashuri e lënduar

O fat i minuar

Ohh Dhjetor i mallkuar.

Në miliona njerëz,

Sytë i ngre lart

Në miliona engjëj

Zoti veç per ty pati fat.

Në miliona vite

Kokën e mbaj lart

Në miliona dhimbje

Rilinda me kokën lart.

Në miliona njerëz

Filizat tanë cicërojë

Copëzat e tua

Më zhveshin nga malli për ty ..me lot

GEZIM Jeta ime,

Faleminderit ZOT!

/www.QendraPress.com/