Çaste poetike me poeten;-Esmeralda BREGAJ

Mirësia nuk ka fjalë,motra ime

——————————————-

Nata ulet e menduar

Dielli çel i dashuruar

Kështu je moj motra ime

Natë e ditë në jetën time.

Je si hëna që natën vallëzon

rri e lodhur por prapë më dëgjon,

Je si dritë jete pas shiut në zemrën time,

Aty ku ylberi merr ngjyra perëndie.

Se motra për motrën

Ia merr këngën hënës,

Se motra për motrën

Ia ushqen shpresën zemrës.

Mirësia nuk ka emër ,Forca ime

Mirësia nuk ka fjalë,Motra ime

Mirësia mrekulluar është fshehur

Po ti ia ke marr nurin ,bukuri e dehur!

Largësia për ne ,si një lule e bekuar

Kilometrat për ne, veç numra të harruar,

Zemrat tona ,rrahin nën nje puls si shkëndija

Motër xhani ,motër zemra …

motër imja!

/QendraPress/