Çaste poetike me poeten;-Estela Taraj DAULLE

•••Një jetë!•••

——————————-

Kalendari jetësorë ka,,,

ditë të bardha e të zeza!

Ka mundime sakerfica si deti

batica zbatica!

,,,Ka humbje ka fitime!

Ka lotë ka edhe gëzime!

Kalendari i jetëve tona

libër me ne autorë!

&  &  &

Në udhën time!

—————————————–

Në udhën time të njëjta edhe ty!

Na u përputhën bashkë zemrat e shikimi sy më sy!

Lindi kështu miqësia!

Bekim shoqëria!

E ndonëse të huaj,

pa një lidhje gjenetike ,

më ndjeve e të ndjeva afër ,

edhe në momentet më kritike!

Një fjalë e mirë ,

një gjest i vogël,

na tregon

na tregon ne botën!

Bota nuk shëmtohet nga pabesit e disave!

Nuk shëmtohet nga një pakicë!

Përkrahë tyre rri e mirësia,

zbukuron momentet me tone e më të bukurat ngjyra!

Në ditë të ngrohta dhe nëpër shtrëngata,

themelet e një miqësie mbeten po të njëjta!

Sinqeriteti të ndjek kur ti je i drejt!

Ndaj shëmbëlle në shembullin më perfektë!

/QendraPress/