Çaste poetike me poeten;-Eva Esat KACANJA

Në sytë e tu …
——————-
S’kam parë dhimbje më të bukur,
Dhimbje që kurrë s’është thënë,
Si e pakta fjalë e çmuar,
E stolisur në dritëhënë.
Pashë që edhe dhimbja ime
Tjetër formë ka marrë aty,
Është zbutur, shtruar lehtë,
E mëndafshtë si dashuri.
S’di të trembem a gëzohem,
S’ di të iki a të rri,
Nuk ka ndodhur kurrë më parë,
Të mëdyshem në ndjesi.
Nuk e di çfarë është kjo,
Është liri apo pushtim,
Thjesht kam mall për ato kohë,
kur të rrëfeja shpirtin tim.
……………………
Ah, të humba mik i vjetër,
Më dhemb vetja përsëri,
Ku ta gjej tani një tjetër,
Që të mund t’i flas për ty?
/QendraPress/