Çaste poetike me poeten; Farie BISHA

Shkëndija Hyjnore

————————

 Magjike, ato momente kur gjendemi me veten.

Ndiejmë ekzistencën në vena dhe pyesim:

Kush jam unë?

Ecim nëpër botë, në drejtim të thelbit,

të qenies brenda nesh që paqen kërkon.

Ulisi, deteve lundroi

në kërkim të diçkaje

që brenda vetes e gjeti,

 ndërsa larg Itakës largohej.

Rregullit nuk iu bind,

 ndaj Eva mollën kafshoi.

 Akt që e bëri njeriun të “zgjohet”,

 se kalimtarë në këtë botë jemi…

Ashtu edhe Orfeu

, zbriti nën tokë për Euridikën.

Kurioziteti e tradhtoi,

 si një zjarr i etur.

 Ajo në Hadi përsëri ngeli.

Tek muzika dhe arti,

ngushëllim ai gjeti për dashurinë e tij të humbur.

Ai i përjetshmi,

njeriun krijoi për të lindur ndryshimin

dhe prapë atë zilia e mori…

 Sfidon vdekjen vdekëtari
dhe se është një grimë në universin pa masë.

Pastaj intuitën i bekoi:

Hyjnore ajo shkëndijë,

që kërkon kuptim përjetësisë t’i japë…

Farie Bisha Luzern 27.2.25

/QendraPress.com/