Çaste poetike me poeten:-Farie BISHA

Aromë kanelle…
———————————-
ndjeva sot,
dhe ngela papritur në heshtje.
Më tërhoqi mbrapa në kohë,
mes kujtimesh të ëmbla e të largëta…
Si dritë e hije dalin përpara,
për të plotësuar mozaikun e jetës.
Zgjohen… dhe të rikthejnë
në një botë nostalgjie.
Aromat e shtëpisë i mban me vete.
Ndaj, me pluhur kanelle
shpesh e teproj –
vetëm për të gjetur
atë erë që donte shumë nëna.
Sa gjëra pa dashje
zbulohen nga rastësia!
Si gurë të thjeshtë që dora i fshin
e befas shkëlqejnë,
diamant të çmuar dashurie.
Ashtu si era e trëndelinës
në rrobat prej lini të gjyshes.
Ndaj e dua atë llojë stofi,
me dorë ti ndiej butësinë.
Sa herë syri e kap,
lehtë e kaloj mes gishtave.
Çfarë tjetër më kujton shtëpinë?
– po flisja me vete.
Janë aromat e fëmijërisë,
të fshehura, të lëna në heshtje.
Mjafton një atom ere,
të sjellë sërish
në prehrin e ngrohtë
të butësisë së jetës…
Farie Bisha Luzern 15.6.25
/QendraPress/