Çaste poetike me poeten:-Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

ÇASTE DRITË
———————————
Më fliste për trishtimin,
I thashë se jeta është e bukur, sidoqoftë,
Është luletrishtim më tha:
Mezi qëndroj në këmbë!
A mund të jem unë Ajo,
A mundem të vij e të gjej një mëngjes
Në atë skutën plot tym
Tek pi me etje gllënjkën e fundit?
Është luleharrim, mê tha
Jam plak tani!
A mund të t’i prek flokët e bardhê,
Të të bie në duar si borë e shkrirë
Të them: mê fal,
Si erë e harruar diku?
Është lulekujtesê, më tha
Çelje plot nur e çastit!
/QendraPress/