Çaste poetike me poeten;-Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

NË SHEKUJ HARRESE
(Ripublikim)
—————————-
Në shekujt e harresës
kurrë nuk ke për të më takuar
edhe këtu nuk më takove rastësisht
Klithmave më gjete
kur zëri të ish shuar
duke thërritur në qindra veshë ‘të dua’…
Ende duart i zgjat
fantazmat përkëdhel
me zjarrin nën hi
Edhe pse rrethuar je
nga aureola e padukshme e mallit
Më pas penduar, kokën mbështet
te prehri e thua “më fal zemër”…
Kështu mes dilemave
që shekujve
mbushën shpirtërat me dritë,
ti më ngul shigjetën e dashurisë,
me aromën e thellësisë ngopesh
e frymën mban gjallë…
Për hir të,
ngjyrosjes së tingujve
Për hir të pushtimit të frymës
Shekujt e harruar,
shtrëngojnë duart tona
Me nyje të pazgjidhshme
lidhin zemrat tona
në përqafime drite…
/QendraPress/