Çaste poetike me poeten;-Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

U GDHI?

———————

Është herët

po rruga i do udhëtarët e territ.

me një dorë mendime nate

kërkoj kthjelltësi,

ndaj dritat ndjek.

Tani që udha u ngushtua

e u zhduk rrëpirës plot baltë

unë trupin drejtoj e zgjas duart

kërkoj rrugën e drejtë, si shpëtimin tim.

Krahë ku të kapem

bëhen pemët,

e dritë errësirës

dashuritë që ndërtova në jetë.

Është herët

ngadalë mëngjesi i mirëpritur po vjen

me një diell të madh të lagur

e me hapa të lehtë kaprolli:

Poezia ime, më thuaj,

e ndjen….?

/QendraPress/