Çaste poetike me poeten:-Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

GJITHNJË
———————
E desha
që në çastin e parë
atë zog të vrarë…
Në ndezjen flu,
në prekjen e nxehtë
në premtimin e fshehtë…
E desha kaq fort
që prej ditës së njëzetë
të një maji plot fletë…
E do ta dua gjithnjë…
edhe kur të mos
e dua më…
/QendraPress/