Çaste poetike me poeten;-Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

DHE U ÇLODHA
——————————-
Të parëndësishmet
Para syve u zmadhuan, u bënë mal
Iu hakërrova shiut, të ftohtit
Njerëzve të dashur…
Siç bëjmë zakonisht
Sa herë na mërzit, ajo që e quajmë
Padrejtësi…
Por,
Më telefonoi mama!
I fola me zë të lartë, me inat:
Jam e lodhur
Jam e lodhur
Jam e lodhur,
I thashë;
Dhe u çlodha!
/QendraPress/