Çaste poetike me poeten;-Fatime KALIMASHI

VENDI IM

—————————-

Kosovë,

Këtu ku jam

Dita më duket sa një muaj

Muaji sa një vit

E viti, një shekull më duket

E unë

Vetëm në vendin tim

e shuaj etjen

Se për ty

Malli po më përvëlon Kosovë

Kosovë,

Kur jam te ti

Ndonëse gjithmonë të mbaj në zemër

Shumë ngrohtë më vjen bre

Aty te vatra

Më duket sikur

Po e shoh gjyshen

Teksa, me të dy duart

I përkund dy djepa druri

Kosovë

Nuk ka vend më të bukur se ti

Vendi i huaj, po na lodh çdo ditë

Por,

Më i çmuari je ti, atdheu im

Kosovë,

Veç në ty shpirti më qetësohet

E veç te ti gjej ngrohtësi

Se atje, në dhe të huaj

Lulet duken sikur ferra

E as dielli nuk na ngroh si duhet

Kosovë

Veç te ti marr frymë nga mali

E pi ujë të bekuar

Kosovë

Me ty çmallem, Kosovë…

/QendraPress.com/