Çaste poetike me poeten:-Fatmira LIMANI

Do të shkruaj për ty fëmi!
—————————————-
Ti vjenë në jetë,ëndër mëngjezore.
Përmes dashurise, dashuri për jetë.
Si lule,këndëshëm kundërmon.
Planetin tokë e zbukuron e gjallëron.
Je yll,meteor,qielli shkëlqen.
Me syrin tënd buzëqeshur
Tërë botën e ke për vete.
E jotja është përgjithmonë.
Je diell, rrezet që ti lëshon.
Ane e kend, botën ndriçon.
Bota sytë nga ti I drejton.
Me ngrohtesi ti e përqafon.
Je e ardhmja e njerëzisë.
Je shpresa e gëzimi i jetës.
Je drita e syve,larg errësirën.
Pa ty ,jeta nuk ekziston.
Je engjëll,fryma e shpirti I njeriut.
Ndaj teje duhet perkujdesje maksimum.
Nuk durohet shkelja,shtypja,barbarizmi,
ndaj,ekzistencës dhe vijimsisë njerëzimit.
E trishtë, kur ti keqtrajtohesh,
Prej kujtë do qoftë: familja, shoqëria.
E me keq,nga luftrat barbare, kriminale.
Nuk e llogarisin jetën,e pafajsinë tënde.
Shkruaj për ty fëmi,vazhdimësia e jetës.
Përkujdesja për ty ,është garancia e vërtet.
E vetmja dashuri që mban të gjallë ketë botë,
Pakujdesia me ty, rrezik, e ardhmja kanoset.
/QendraPress/