Çaste poetike me poeten;-Fatmira LIMANI

Po largohen brezat!

————————

Ikin vitet..,ikin brezat…!

Me gjurme e pa zhurme.

Njeri-tjetrin nuk e njohin.

Rrënjët e tyre I kane harruar.

Nuk ka brez I pare, e t’jere me radhe.

Njeri-tjetri, shpinën ja ka kthy.

Edhe pse gjak I njejte rrjedh ne vena.

Gjak e vëlla,është bere leku,pasuria.

Perse valle ,një ndryshim I shpejt..??

Te paret tanë, deri ne dhjete breza.

E ruanin gjakun te paprekur,te shenjte.

Brez pas brezi, gjaku me te fort I bënte.

Rrënjët e forta,uragani nuk I shkulte.

Çdo rrjedh lumi e ndalonin.

Kala te pamposhtur bëheshin.

Grusht bashkuar,çdo beteje përballonin.

Po përjetojmë, një bote tjetër.

Bote e zhvillimit,bote e ndryshimit.

Bota e smirës,bote e krimit,bote e xhelozisë.

Larguar nga gjaku,endur pas pasurisë.

Brezi brezin, nuk e njohin njeri-tjeterin.

S’njohin gjak, e s’njohin bese.

S’ka mirësi, e s’ka bamirësi.

S’ka respekt,e me e shenjta dashuri.

Për njerëzinë,nuk ka me fatkeqësi.

Kur nuk japim e nuk marrim dashuri.

Jemi kthye ne” gurë e dru”,pa ndjenje.

Kemi humbur dashurinë, shpresa e jetës.

/QendraPress/