Çaste poetike me poeten;-Fatmira LIMANI

A vritet pafajsia…?
——————————-
Me të pafajshmit në botë.
Janë fëmijtë të sapolindur.
Akoma të pa hapur sytë.
Buzëqeshin, si gonxhe trëndafili.
I buzëqeshin bukurisë së jetës
Qe zoti,perendia dhuratë jua bëri.
I buzëqeshin bukurisë natyrës.
Ku rriten ,gëzohen e lumturohen.
Janë më të pafajshmit në botë
Kur sheh, dikush, jetën ua rrëmben ,
Vriten në luftë, gjumë,rrugë apo shkollë.
U merret jeta e dhuruar prej Zotit.
Eshtë krimi me makabër njerëzor.
Prej dorës kriminale të kujtë-doqoftë.
Prej dorës e shpirtit gjakatare.
Për interesat e tyre, me gjakun e fëmijëve fitojnë.
Sot,në kohën e bukur “moderrne.”
Fëmijtë,duan ta shohin, të gëzojnë.
Të qeshin,të lozin ,të lumturohen.
E ardhmja, që duhet të ndriçoj botën.
Padrejtësia e njerëzëve të konsumuar në jetë.
Që kanë humbur ndjenjat e shpirtin njerëzor.
Duan të shuajnë diellin,rrezen që ndriçon botën.
Përmes fëmijëve,të shuajnë dashurinë e jetës tonë.
Uragani I plakjes trurit,që “drejton botën.”
Ku për llogari të veta,ka humb arsye e logjike.
Paçka se u merr jetën, fëmijëve e njerëz t’pa faj.
Janë të pamëshirshën ndaj dhuratës perendisë.
Një ditë do ta kuptojnë,ndoshta jo ato.
Por brezat e tyre,sot me fëmijët me të mbrojtur.
Dhimbjet e vuajtjet e njerëzimit nuk mbulohen.
Ato jetojnë,rizgjohen,jeta rigjenerohet,vazhdon..
/QendraPress/