Çaste poetike me poeten:-Fatmira LIMANI

Rreth botës!
———————-
Eh…sikur të kisha krah si zog.
Dallendyeshe të isha,te fluturoja.
Folen time, ne cdo cep t’botës,ta ndërtoja.
Tërësisht boten,ta shkele, e eksploroja.
Nuk mungojnë pende-shkrueset.
I gjen ,kudo neper botë të shkosh.
Çdo kush shkruan ate që sheh e ndjen.
Mendja e shpirti im krijues,do hapesire pa kufi.
Te shkruash,mbyllur brenda ne shtepi.
Je si zogu mbyllur ne kafaz,pa liri
E kur leshohet,e ka humbur drejtimin..
Ka humbur zerin, e kengen e bilbilit.
Eh..sikur te isha pellumb te fluturoja.
Në tërë botën, të sodisja,te eksploroja.
Të shoh mrekulline e njerezve qe punojne.
Të përcjelle paqe e liri, ku sulmohet e mungon.
Duke e pa boten me sy, per rreth e rrotull
Mendja dhe shpirti,si vullkan me vlon.
E bukura, e mira ,shpirtin ma qeteson.
Vrasjet,vuajtjet,plaget e mjerimit me trishton.
Te shkruash me intuit dhe hamendje
Nuk eshte e njejte, ndjesia e gezimit dhe trishtimit.
Kur realiteti shihet me sy e preket me dore.
Shkruhet,kur zemera me rreh ,shpirti me vlon .
Jo çdo kush, e ka shancin, boten ta eksploroj.
Jo çdo pendë-shkrues,realitetin e per- jeton.
Mjafto,mendja dhe ndjesi ne thellesi.t’shpirtit.
Të hedh në varg gëzimin,vuajtjen e mjerimin.