Çaste poetike me poeten;-Fetije Jashari BYTYÇI
Lis ndër lisa u rrite nip Ragip Jashari
/ Ragip Jashari vëllai im Dëshmorë, u vra me 19 prill 1999,
po në atë datë i ka lindur i biri që e përtëriu emrin e tij/
——————————————–
Lisat kanë rrënjë në tokën arbërore
Edhe atëherë, kur frynte murrlan mbi Kosovë
Një lis ra Dëshmor e tjetri mbiu si një metorë
Ragipi vëlla Dëshmorë,na la Ragipin shembullor
E fryma atdheut sikur një lis ndër troje
Freskon kujtesën tonë për atdhedashuri
Fisit iu shtua zëri e burrëria me trashëgimi
Rritës tënde o lis i japim frymë nga shpirti ynë
Djepit të besës ia përkund ëndrrat me lavdi
Kullës të të parëve ia kemi hapur frëngji
Lulëbozhuret e Kosovës janë lulegjaku ynë
E rrita jote mbush amanetin se liria është diell.
/www.QendraPress.com/