Çaste poetike me poeten;-Fetije Jashari BYTYÇI
Në sytë tanë dritë e diellit mëngjesor
———————————————
Kur buçasin fusha e male
Kur ushtojnë gryka lugje
Zëri i Bacë Ademit
Na fton bashkë në dasmën e lirisë
Në themelet e Arbërisë nanë
Zëri dëshmorëve po flakëron
Dritë e diellit mëngjesor
Dritë e syrit tonë.
Ndër shekuj shumë gjak u derdhë
Kur Prekazi zërin lëshoi për liri
Në kullë të Jasharëve matej jeta
Për atdhe duhet vdekur me krenari
Në vallen e madhe të pavarësisë
Kënga dëshmorëve ka zë mallëngjimi
Të gjithë bashkë rreshtohemi në agim
Amanetin e Kosovës ta bëjmë vegim.
/www.QendraPress.com/