Çaste poetike me poeten;-Fitnete Bashota KRASNIQI

LABIRINTH I DASHURISË

————————————-

Ti je diell i fshehur pas një pylli të heshtur,

Kur mëngjesin e zgjat me frymën tënde të ngrohtë

Rrezet e tua janë një labirinth i padukshëm

Më djegin lehtë dhe më mësojnë si të dua

Vjen ngadalë, si ujë kroi që s’di të ndalet

Si burim i lashtë që s’thahet kurrë

Shkretëtirën time e kthen në kopsht të gjallë

Ku çdo plagë mbin si lule e butë.

Zemrës sime i shton gjelbërim të ri

Dimrin e mbështjell me një dritë të fshehtë

Dhe në heshtje më mëson

Si të mbaj pranverën edhe kur bota ftohet.

Ti je labirint i kohës së humbur

Fanar që më ndizet në errësirë

Nga ti rrjedh nektari i një dashurie të imët

Kur shpirtit tim i ngjitet si dritë e lire.

Ti je diell që lind e perëndon në mua

Pas pyllit të mendimeve që s’i them

Natën ma mbush me yje të qetë,

Dhe zemrën ma lidh

Me një mijë nyje që s’i zgjidh dot më.

/QendraPress/