Çaste poetike me poeten;- Fitnete Bashota KRASNIQI

UNË JAM
———————-
Unë jam një grua që shpesh nuk e njohë
veten,
Që sheh zjarr ‘e nuk e din pse digjet!
Dhe prapë vrapoj nga rrezet e diellit!
Gëzohem,
Lumturohem,
Pse do i shpërndaj ato tek të tjerët!
Unë jam një grua ëndërrimtare
Që nuk mashtrohem nga një rreze drite
Po kërkoj arë e farë që ti mbjelli
Rrezet e diellit tek ju ti sjelli.
Unë jam një grua që shpesh nuk e njoh veten!
Jam si një yll në qiell
Që ruan shkëlqimin e tij
Që zdritë në errësirat pa hënë
Galaktikën e mbushë plot e s’rrin nvetmi’!
Une jam ai ylli polarë që pelegrin,
E me rrezet e diellit
Akullnajat i shkrin!
Unë jam sikur deti që nuk mbaron kurrë
Rrjedhi sikur vesa e mëngjesit
I mbushi retë me uji me shi
Që t’kemi jetë
T’kemi lumturi!
Unë jam një grua që shpesh nuk e njoh veten
Shoh zjarr e uji e pelegrin atje mbi retë
e qiellit
Pse ?
Pse fluturoj me krihet e skifterit!!!!
Kjo jam unë
Kjo është qenia ime
Unë jam ajo grua që e mbaji mallin
Në botën time!
/QendraPress/