Çaste poetike me poeten;- Fitnete Bashota KRASNIQI

LABIRINT I DASHURISË
———————————-
Ti je si diell i fshehur pas pyllit,
që dashurinë e ditës e zgjatë me ngrohtësi;
rrezet e tua si labirint djegin
e bind zemrën me dashuri.
Ti je si diell i fshehur, që vjen ngadalë
si uji i kroit që buron si gurrë e pashterrur,
shkretëtirën e kthen n’kopsht me lule,
zemrës ja shton blerimin
e dimrin e ftoht e mbanë ngrohtë veç me shkurre.
Ti , labirint i kohës së moçme
n’zemrën time si fanar bënë dritë;
nektar nxjerr grimca dashurie’
se për shpirt më je ngjitë.
Ti, diell që lind e përëndon pas pyllit,
natën e fenit me yje
zemrën nuk e le t’më dridhet,
se e lidhe me një mijë nyje.
/QendraPress/