Çaste poetike me poeten;-Fitore HAKLAJ

LULE
——————–
Si lule e sa po mbjellur
Që s’e dija sa ujë dua
Hijen apo diellin
Cilla më vinte ofruar
Ngadalë u rrite
E drejtuar me gjethe shumë
Rrënjët u ngulën për ditë
Aroma nuk të mungoj kurrë
Një ditë krimbi arriti
T’i zbuloj ato rrënjë të lashta
Ditë për ditë i ngrëni
Pa shpirt edhe aromën ta humbi
U bëre kurban i luleve
Pa rrënjë e gjethe në trup
I ujite me lotët që rrjedhnin
E mbajte besën e dhënë
Si gur nuk u theve
Nga goditjet e forta
Një ditë durimi yt u bë dritë
E buzëqeshja fytyrën shdndërriti
Në vazon tënde boshe
Do mbjellësh lule me ngjyra
Aroma e tyre e ëmbël
Shpirtin dashuri do e mbushë!
/QendraPress/